Të ardhurat e buxhetit të përgjithshëm publik të Kinës u rritën me 11.5 për qind në janar-korrik
2023-08-23 16:04:35

Foto nga VCG

Të ardhurat e buxhetit të përgjithshëm publik të Kinës u rritën 11.5 për qind në bazë vjetore në rreth 13.93 trilionë juanë (rreth 1.94 trilionë dollarë amerikanë) në shtatë muajt e parë të këtij viti, treguan të dhënat zyrtare.  

Ministria e Financave bëri të ditur se qeveria qendrore mblodhi rreth 6.38 trilionë juanë të ardhura, me një rritje prej 11.2 për qind në bazë vjetore, ndërsa qeveritë vendore patën rritje të të ardhurave me 11.8 për qind në rreth 7.55 trilionë juanë, citon “Xinhua”.  

Të ardhurat nga taksat arritën në 11.75 trilionë juanë në shtatë muajt e parë të vitit, 14.5 për qind më shumë në bazë vjetore.  

Të dhënat tregojnë gjithashtu se gjatë kësaj periudhe shpenzimet e përgjithshme të buxhetit publik të vendit u rritën me 3.3 për qind në bazë vjetore në 15.16 trilionë juanë.  Sipas ministrisë, sektorët që lidhen me shëndetin, sigurimet shoqërore, punësimin, arsimin, bujqësinë, pylltarinë dhe ruajtjen e ujit regjistruan rritje relativisht më të shpejtë në shpenzimet fiskale. (Elona)