Një goditje mbarëkombëtare çoi në shpërbërjen e 200 organizatave të paligjshme
2023-08-23 13:33:08

Foto nga VCG

Një goditje mbarëkombëtare çoi në shpërbërjen e afro 200 organizatave të paligjshme sociale, sipas fushatës së fundit kombëtare të udhëhequr nga Ministria e Çështjeve Civile. 17 prej tyre janë udhëzuar që të regjistrohen siç duhet dhe të tjerat janë duke u hetuar, shkruan “China Daily”.  

Më 20 qershor, ministria dhe 10 departamente të tjera në nivel ministrie, duke përfshirë Administratën e Hapësirës Kibernetike të Kinës dhe Ministrinë e Arsimit, nisën një fushatë kombëtare gjashtëmujore për të goditur grupe të tilla. Kjo është fushata e tretë e tillë që zhvillohet, pas nismave të ngjashme në vitet 2018 dhe 2021. Që nga fillimi i aksionit, janë mbledhur më shumë se 700 të dhëna në lidhje me organizatat e paligjshme sociale, ku 402 janë konsideruar të dobishme.  

Sipas Ministrisë së Punëve Civile, operacionet e këtyre klubeve po bëhen më të fshehta.  

Disa nuk publikojnë më adresat e tyre të kontaktit, informacionin personal ose numrat e telefonit. Në vend të kësaj, ata shpallin aktivitetet e tyre përmes adresave të e-mail-it, duke e bërë të vështirë gjetjen e tyre. Disa fshehin gjithashtu identitetin e sponsorëve dhe pjesëmarrësve të tyre.  

Ndërveprimet mes anëtarëve të këtyre grupeve janë bërë më të bazuara në internet. Është më e zakonshme të organizohen tubime në vende virtuale si media sociale dhe platforma video të shkurtra.  

Ministria ka inkurajuar qytetarët që të raportojnë çdo informacion që mund të kenë për organizatat ilegale sociale. (Elona)