Nënpresidenti i Këshillit Federal të Sigurisë të Rusisë Dimitri Medvedev / foto nga CFP
Sipas njoftimit të të mërkurës të uebsajtit të Televizionit ”Rusia Sot”, nënpresidenti i Këshillit Federal të Sigurisë të Rusisë Dimitri Medvedev tha se fati që do të ketë lideri i Ukrainës Volodimir Zelenski do të jetë njësoj si ai i ish-presidentit të Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili.
Në një artikull të publikuar në uebsajtin e gazetës së përjavshme “Argumenty i Fakty”, Medvedevi shkruan: “Është i dukshëm se kukulla e tanishme e ShBA-së do të ketë të njëjtin fat tragjik si ish-homologu i Tbilisit.”
Mikhail Saakashvili, ish-presidenti i Gjeorgjisë/ foto nga CFP
Njoftohet se lideri i Partisë së Ëndrrës, partisë në pushtet në Gjeorgji, tha pak kohë më parë se nuk pranon të bëjë asnjë konsultim me Ukrainën mbi lirimin e Saakashvilit.
Mikhail Saakashvili ishte presidenti i Gjeorgjisë gjatë periudhës 2004-2013. Duke u nisur nga gjykimi tepër optimist për situatën, ai vendosi t’i rimerrte Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut, të kontrolluara nga Rusia në veri. Në gusht 2008, Gjeorgjia u fut në luftë me Rusinë. Kur dhjetëra mijë trupa ruse ishin gati të sulmonin Tbilisin, Saakashvili nuk pati asnjë përkrahje reale nga vendet perëndimore.
Në artikullin e tij në gazetën “Argumenty i Fakty”, Medvedevi shkruan se konflikti i tanishëm do të përfundojë me humbjen e Kievit.
Konflikti në Osetinë e Jugut më 8 gusht 2008/ foto nga CFP