Xi Jinping-u merr Urdhrin e Afrikës së Jugut
2023-08-23 11:57:03

Foto nga Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping mori të martën Urdhrin e Afrikës së Jugut nga presidenti Cyril Ramaphosa në Pretoria.

Ceremonia e nderimit u zhvillua pas takimit që Xi pati me Ramaphosa-n gjatë vizitës së tij shtetërore në Afrikën e Jugut.

Duke folur në ceremoni, kreu i shtetit kinez vuri në dukje që partneriteti i gjithanshëm strategjik Kinë-Afrikë ka hyrë në një epokë të artë, besimi i ndërsjellë politik dypalësh vazhdon të thellohet dhe bashkëpunimi praktik me dobi të ndërsjellë në fusha të ndryshme ka dhënë rezultate të frytshme.

Xi përsëriti se, pavarësisht si do të ndryshojë situata ndërkombëtare, të dy vendet do të mbeten të përkushtuara për thellimin e bashkëpunimit miqësor dypalësh.

Duke vënë në dukje se ai do ta çmojë nderimin që iu bë, i cili simbolizon miqësinë ndërmjet të dy popujve, presidenti kinez u zotua se do të nxitë me vendosmëri zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve Kinë-Afrikë e Jugut.