Konferenca e Turizmit do të zhvillohet në shtator në Arxan të Kinës Veriore
2023-08-23 14:32:34

Foto nga VCG

Konferenca e Turizmit për këtë vit do të zhvillohet më 2 dhe 3 shtator në qytetin Arxan, në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore, njoftoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit (MCT), citon “Xinhua”.  

Arxan, i ndodhur në zonën jugperëndimore të maleve Dahinggan, është një destinacion turistik gjithnjë e më popullor.  

Përveç ceremonisë së hapjes, konferenca do të paraqesë një turne në malet Dahinggan, një forum mbi integrimin e turizmit kulturor dhe zhvillimin e gjelbër, një ekspozitë mbi projektin “Trashëgimia kulturore jomateriale dhe turizmi”, si dhe programe të tjera.  Wu Kefeng, nënkryetari i departamentit të zhvillimit të burimeve në MCT, deklaroi se konferenca do të ndihmojë në ndërtimin e besimit dhe forcës dhe do të konsolidojë vrullin e rimëkëmbjes në industrinë e turizmit.  

Tregu i turizmit në Mongolinë e Brendshme po lulëzon në vitin 2023. Nga janari në korrik, rajoni priti 124 milionë turistë vendas, duke arritur të ardhura rekord nga turizmi prej 176.22 miliardë juanë (24.48 miliardë dollarë amerikanë). (Elona)