Prodhimi i orizit të hershëm në Kinë njeh rritje të vazhdueshme
2023-08-23 19:49:42

foto nga Xinhua

Prodhimi i orizit të hershëm në Kinë është rritur  me 0.8 për qind krahasuar me vjet, duke arritur 28.34 milionë tonë, bëri të ditur të mërkurën Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës.

Sipërfaqja e mbjellë me oriz të hershëm u ul 0.5 % krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 4.73 milionë hektarë, por rendimenti për hektar u shtua me 1.2 për qind, duke arritur në 59.87 kuintalë për hektar.

"Kushtet meteorologjike qenë përgjithësisht të favorshme për rritjen e orizit të hershëm këtë vit," tha Wang Guirong, zyrtar nga Zyra Kombëtare e Statistikave.

Në kushtet e mjedisit ndërkombëtar të komplikuar dhe rasteve të shpeshta të motit ekstrem në mbarë botën, Kina ka hedhur një bazë të fortë për prodhimin e qëndrueshëm të drithërave gjatë gjithë vitit, theksoi Wang. (Artan)