"The Washington Post":Polarizimi po përshpejton rënien e demokracisë amerikane
2023-08-23 15:33:39

Foto nga VCG

Në uebsatin e gazetës amerikane "The Washington Post" u publikua më 18 gusht një artikull me titull "Demokracia amerikane po shembet, dhe këto forca ndihmojnë për të shpjeguar përse". Për problemet  sfiduese, si klima, emigracioni, pabarazia, armët, borxhi dhe deficiti, qeveria dhe politikanët amerikanë s'mund të arrijnë konsensus. Për këto çështje, publiku ka mendime jo të njëjta, dhe ndonjëherë mjaft të ndryshme. Në ShBA, ku është gjithnjë e më e vështirë të gjesh gjuhën e përbashkët, shumë amerikanë mund të bien në një mendje për këtë çështje: ata besojnë se sistemi politik (në Shtetet e Bashkuara) po shembet dhe se ky sistem nuk i përfaqëson ata.

Sulmi ndaj "Kapitolit" më 6 janar 2021 (nga mbështetësit e ish-presidentit të ShBA-së, Donald Trump) ishte një simbol ekstrem i asaj që ndodh kur një demokraci pushon së funksionuari normalisht, duke paraqitur kërcënim të vazhdueshëm për demokracinë amerikane. Deri tani nuk pak shenja për një zgjidhje të problemit.

Në kryeqytet, Uashington, ndarjet politike kanë çuar në bllokime dhe mosveprim për shumë çështje. Në shtetet e ndryshme e kundërta është e vërtetë, pasi ato gjithnjë e më shumë po bëhen ose kryesisht të kuqe, ose kryesisht blu. Si rezultat, shtetet kanë mosmarrëveshje lidhur me agjendën e tyre të politikave publike. Rezultati është "dy Amerika" me programe dhe vlera në konkurrim.