foto nga CMG
Në kuadrin e vizitës shtetërore të presidentit të Kinës Xi Jinping në Afrikën e Jugut, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Shoqata e Futbollit e Afrikës së Jugut shkëmbyen të mërkurën kopjet e memorandumit të bashkëpunimit në Johanesburg. Të dy palët arritën konsensus për forcimin e shkëmbimeve futbollistike, transmetimin e veprimtarive përkatëse, bashkëpunimin në prodhimin e emisioneve dhe vizitat e ndërsjella.
foto nga CMG
Drejtori i CMG-së Shen Haixiong dhe kryetari i Shoqatës së Futbollit të Afrikës së Jugut Jordon shkëmbyen kopjet e memorandumit të bashkëpunimit.
Sipas memorandumit, të dyja palët do të nxitin bashkëpunimin futbollistik dhe shkëmbimet ndërmjet ekipeve të futbollit të të dy vendeve, do t’i krijojnë lehtësi njëra-tjetrës në prodhimin e transmetimin e emisioneve sportive dhe do të shtojnë shkëmbimet njerëzore dypalëshe. (Wang Lei/ Artan)
foto nga CMG