Zjarret shpërthejnë në të gjithë Bullgarinë Juglindore
2023-08-23 11:22:56

Foto nga VCG

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret e mëdha në pyjet e juglindjes së Bullgarisë. “Rreth 1 000 hektarë tokë është prekur. Nga këto, 600 hektarë janë pyje”, - njoftuan mediat bullgare, citon “ATSH”.

Në komunën e Svilengradit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Përpjekjet për shuarjen e zjarrit në këto zona, të vështira për t’u arritur, u penguan nga nxehtësia dhe erërat e forta.

“Nuk ka ende raportime për të plagosur. Dy shtëpi dhe ndërtesa bujqësore u dogjën në dy fshatra”,- sipas një raporti të radios shtetërore bullgare. Në rajonin e Burgasit në veri, një zjarr shkatërroi 20 hektarë pyll. Instituti i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë i Bullgarisë paralajmëroi se rreziku i zjarrit do të mbetet jashtëzakonisht i lartë gjatë ditëve në vijim. (Elona)