Foto nga VCG
Presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, propozon përdorimin e një monedhe të përbashkët midis vendeve anëtare të BRICS-it - Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, që janë mbledhur në takimin e tyre vjetor, në Johanesburg.
“Kjo monedhë do të lejojë më shumë tregti midis vendeve si Brazili dhe Afrika e Jugut pa u varur nga monedha e një vendi të tretë”, - tha udhëheqësi progresiv, duke iu referuar dollarit, shkruan “ATSH”.
“Bashkëpunimi midis vendeve të hemisferës jugore është thelbësor për trajtimin e pabarazive, krizës klimatike dhe për një botë më të ekuilibruar dhe të barabartë”, - shtoi Lula, i cili do të donte të përfshinte Arabinë Saudite dhe Argjentinën në BRICS, mes kombeve të tjera, duke u shprehur gjithashtu në favor të hyrjes së Iranit në grupimin e ekonomive botërore. (Elona)