Foto nga VCG
Mbreti Felipe VI ka nisur konsultimet me liderët e partive politike të Spanjës për të parë se cila prej tyre ka shansin më të mirë për të formuar një qeveri pas zgjedhjeve kombëtare jopërfundimtare muajin e kaluar.
Zgjedhjet e 23 korrikut nuk arritën një koalicion me një rrugë të qartë drejt pushtetit. Partitë e së majtës dhe të djathtës morën pothuajse një numër të barabartë vendesh, shkruan “ATSH”.
Mbreti nisi bisedimet me përfaqësuesit e disa partive më të vogla. Pas bisedimeve ai do të presë në një takim kryeministrin në detyrë Pedro Sánchez, Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjolle e të cilit rezultoi e dyta në zgjedhje, si dhe Alberto Núñez Feijóo nga Partia Popullore e qendrës së djathtë e cila fitoi më shumë vota.
Të dy, Feijóo dhe Sánchez, shpresojnë të marrin mandatin për të formuar një qeveri, por mbetet për t’u parë se cili prej tyre mund të mbledhë një shumicë absolute prej 176 votash në parlamentin 350-vendësh të Spanjës. Shumica e ligjvënësve në parlamentin e ri votuan të enjten për të zgjedhur një kandidat socialist si kryetar të Kongresit të Deputetëve, duke i dhënë shpresë Sanchez. (Elona)