Festivali “Etno Fest” vijon rrugëtimin e tij për të 13-tin vit rradhazi. Ky festival ka për qëllim ruajtjen e traditës dhe së kaluarës historike, folklorit dhe trashëgimisë kulturore. Festivalit i Arteve dhe Kulturës tradicionale “Etno fest”,u mbajt nga data 13-20 gusht në fshatit piktoresk Kukaj të Prishtinës. Kjo është një ngjarje kulturore qe mbahet në fshatin Kukaj të Komunës së Prishtinës gjatë periudhës së verës. Festivali ka një karakter multimedial, me tre programe të bazuara në traditë: shfaqje teatrale, ekspozita, koncerte, rite arkaike dhe shfaqje bashkëkohore me një përmbajtje të bazuar në traditë.
Që nga vitet e para të krijimit festivali ka përparuar në diçka më të madhe se ekspozimi i ushqimit tradicional dhe muzikës folklorike.
Kanë qenë pjesëmarrës artistë të tillë si: Aktorë, valltarë, muzikantë, gatues, piktorë dhe fotografë të cilët kanë treguar, krijimet e tyre artistike nën një qiell të hapur. Festivali ka një karakter multimedial, me tre programe të bazuara në traditë: shfaqje teatrale, ekspozita, koncerte, rite arkaike dhe shfaqje bashkëkohore me një përmbajtje të bazuar vetëm në traditën. Themeluesi i Etno Fest është drejtori shqiptar Fadil Hysaj, i cili e ka konceptuar që ky festival të zgjasë për një javë. Në këtë festival kanë qenë të pranishëm edhe shumë personalitet edhe nga politika, ndër të cilët edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se; “Bashkë me kolegët nga Qeveria dhe me shokët e shoqet e Lëvizjes Vetëvendosje, kaluam një mbrëmje të këndshme nën performancën dedikuar dhe inspiruar nga Rizah Bllaca, disa ekspozita pikturash e skulpturash e të veprave të tjera arti, ndërkaq të premten e përmbylli Mentor Haziri me këngë mirë të zgjedhura. Ju ftoj ta vizitoni edhe ju të dashur, sidomos nesër në natën e mbylljes”, ka shkruar Kurti”. Programi përmbante një mori aktivitetesh si debate tematike, performanca skenike, koncerte etnokulturore, këngë nga rapsodë, shfaqje teatrore, Ento Nejen ku kanë ardhur grupi Melodia e vjetër me këngët e tyre shumë të dashura për publikun, gjithashtu në Etno Nejen ishte e ftuar Linda Rukaj dhe Arben Bajraktaraj. Në fshatin Kukaj gjithashtu pjesë e aktivitetin ishte dhe dita e dedikuar Punëtori arkitektonike, punëtori e maketave të shtëpive e objekteve me vlera trashëgimore nga Nol Kristaj me mbikqjyrjen e arkitektëve Prof. Florina Jerliu dhe Endrit Mecini. Themeluesi i Etno Festit njëherësh Drejtori i këtij festivali Fadil Hysaj, i ftuar në Radio Ejani dhe CMG na tregon më tepër për këtë festival.
CMG: Përshëndetje dhe mirë se vini në radio Ejani dhe Chine Media Group! Këto ditë është mbajtur Etno Fest. Na tregoni ju lutem diçka më tepër rreth këtij aktiviteti kulturor?
Fadil Hysaj: Ky është edicioni 13-të i festivalit Etno-Fest. Ky festival është i veçantë në aspektin që synon një lloj ngjizje mes kulturës tradicionale dhe artit bashkëkohor, duke përfshi këtu të gjitha llojet e arteve, aftësitë e komunitetit me trashëgimi kulturore duke përdorur atë si bazament frymëzimi për artistët bashkëkohor.
CMG: Çfarë ka të veçantë ky aktivitet?
Fadil Hysaj: Qëllimi i këtij festivali mbetet vazhdimësi e krijimit të një lidhje kreative mes artit bashkëkohor dhe kulturës tradicionale. Ky proces ka filluar 13 vite më parë dhe ne mendojmë se më në fund kemi një rezultat, sepse tashmë po shihet ndikimi i këtij festivali dhe në muzikë, në arte figurative, teatër dhe ku kërkohen disa ide kreative të artistëve bashkëkohor. Ku krijohet një asocim ose një lidhje mes asaj çka kemi sot ose kulturës globale, atij trungut thellë të traditës së vjetër shqiptare, e cila faktikisht ka qenë në rrezik të zhduket krejtësisht, por është bërë një punë jashtëzakonisht e mirë gjatë këtyre viteve. Të ruhet ajo që është me vlerë të veçantë, por ka punë shumë, do të thotë që duhen vite e vite që të detektohen dhe gjenden burime të tjera dhe të shpëtohet ajo që ka vlerë vërtetë dhe që mund të jetë frymëzuese për brezin e ri të artistëve.
CMG: Më datë 17 gusht ju keni dedikuar koncert me këngë arbëreshe...
Fadil Hysaj: Koncerti i grupit Dina E Mel është një grup që erdhi nga Zagrebi e që ka krijuar një projekt vërtetë të përsosur të hulumtimit të këngëve të vjetra arbëreshe. Është shumë inspirim dhe është 100 përqind në harmoni me atë që ne kemi koncept si festival dhe pikërisht është një dëshmi okulare. Them se kur një krijim muzikor bazohet me një themel, me një trashëgimi që ka qenë rrezik të zhduket, krijohet një magji, një projekt kulturor i cili jo vetëm që pëlqehet për publikun, por në një farë mënyre është dhe diçka që mund të konsiderohet iluminim kulturor. Ajo që është e veçantë në këto këngë është kultura e lart muzikore që kanë pasur ato këngë që në kohën kur janë kënduar. Dhe ky grup nuk ka bërë asnjë modifikim melodik ose ndryshim të asaj strukturës muzikore që ato kanë, por i kanë bërë dhe pastrime melodike ndërhyrje shumë të vogla. E kanë sjellë vërtetë si të restauruar në kuptimin muzikor, të cilat publiku i ka pëlqyer shumë. Mendoj se ndikimi i këtij koncepti në trajtimet muzikore mund të jenë mbresëlënës,sidomos për brezin e muzikantëve të rinj. Të njëjtën mund të them dhe për artet figurative dhe shfaqjet teatrore, kemi pasur gjithashtu edhe një opera, kanë punuar artistët muzikor të Aakademisë së Arteve dhe Opera e Kosovës, që në këtë ambient të performonin në mënyrë të veçantë dhe kanë nxjerrë disa nivele, disa bukuri vokale që nuk i ka pasur as në premierën që ka pas në Prishtinë.
CMG: Etno Fest tashmë është në vitin e tij të 13-të. Na tregoni ju lutem si kanë qenë këto 13 vite?
Fadil Hysaj: Etno Fest-i tani po e përmbyll vitin e 13-të të aktivitetit të tij. Është një ngjarje kulturore dhe artistike të cilën vërtetë e do shumë publiku dhe që tashmë ka publicitet të madh në Kosovë dhe më gjerë. Si ngjarje kulturore ky është festivali i vetëm në Kosovë i cili e ka infrastrukturën e vet për të gjitha llojet e programeve. Ka një Etno kompleks ku mbahet festivali me 6 skena nëpër shfaqje teatrore dhe performanca etno, siç quajm ne. Një muze etno -grafik me galeri, ekspozita dhe hapsira për gastronomi tradicionale, të gjitha këto mundësojnë që ky festival të bëj të mundur që t’i afrojë publikut programe të gjera kulturore e artistike, si dhe t’a bëj një lloj iluminimi kulturor me një qasje. Nuk mund të flasim asnjeheëë për artin bashkëkohor nëse ai nuk ka një bazament në traditën e lashtë, e kulturor, sepse kjo është e domosdoshme jo vetëm në rujtjen e kulturës, por edhe zhvillimin e saj.
CMG: Faleminderit dhe suksese në vazhdimësi!
Festivali Etno Fest zë fill në vitin 2009 kur në fshatin Kukaj (një fshat me vetëm tre shtëpi banimi) xhirohej filmi “ Gomarët e kufirit “ ku pas përfundimit të xhirimeve, aktori Bislim Muçaj, i mrekulluar nga pamjet magjike të këtij fshati të braktisur, e blen një shtëpi rrënojë dhe e fton shokun e tij, profesorin e artit skenik, Fadil Hysaj që ta vizitojë këtë fshat. I magjepsur me bukurinë e këtij fshati Fadil Hysaj e blen një tokë me shtëpi të cilën e veshë me gurë, ndërsa shtëpinë e vjetër që përdorej si ahur për kafshë në vitin 2010 do ta kthejë në Etno Teatrin e parë në Kosovë. Rregullimi i oborrit, duke e respektuar relievin kodrinor, imponuan krijimin e kaskadave të cilat, i dhanë formën dhe idenë e ndërtimit të një amfiteatri të ardhshëm në të cilin në shtator të vitit 2011 do të fillonte ngjarja më e madhe kulturore Etno Fest, festivali i Arteve dhe Kulturës Tradicionale. Aktorët, valltarët, muzikantët, gatuesit, piktorët dhe fotografët tregojnë krijimet e tyre artistike nën një qiell të hapur. Brenda Etno-Fest-it ekziston një festival i vogël i quajtur Agro Fest dhe është bërë posaçërisht për ushqim tradicional shqiptar. Shtëpia më e vjetër e kësaj ane shërben gjatë festivalit si vend autokton për biseda odash, promovime librash, etno performanca, ekspozita dhe shfaqje teatrore. Ky Festival erdhi me mbështetjen ryesore të MKRS-në, që vazhdon të jetë shembull se sim und të shfrytëzojmë potencialin e hapësirave të trashëgimisë kulturore, duke armonizuar traditën me inovacionin dhe duke u shndërruar në një pikë referimi për entuziastët e kulturës, vizitorët dhe turistët e huaj.
Intervistoi: Sava LEna