Forca e BRICS-it nxit përparimin e botës
2023-08-23 15:02:59

Nga 22 deri më 24 gusht, në Johanesburg të Afrikës së Jugut do të mbahet samiti i 15-të i BRICS-it. Kjo është hera e parë që takimi i liderëve të vendeve të BRICS-it zhvillohet me prani fizike pas tre vjetëve të pandemisë. Pala organizatore, Afrika e Jugut, gjithashtu ftoi edhe më shumë se 10 liderë nga vendet afrikane dhe vendet në zhvillim. Mund të parashikohet që kjo është një mundësi e mirë për tregjet e reja dhe vendet në zhvillim për të promovuar rritjen e qëndrueshme, për të nxitur multilateralizmin dhe për të diskutuar për bashkëpunimin.