Greqia në “luftë” më zjarret, flakët dalin jashtë kontrollit në qytetin Psachna, nisin evakuimet
2023-08-22 14:48:00
Foto nga VCG
Greqia vijon të “luftojë” me flakët, ndërsa zjarri ka dalë jashtë kontrollit në qytetin Psachna, njofton RTSH.
Pavarësisht mobilizimit të menjëhershëm, zjarri ka marrë përmasa të mëdha edhe për shkak të erës së fortë.
Në Paschna dhe në qytetin Artaki, autoritetet kanë lëshuar thirrje për evakuimin e banorëve.
Kritike është situata edhe në rajonin Beotia, ku një person humbi jetën.
Viktimë ka mbetur një 80-vjeçar, bari, i cili në momentin që autoritetet bënë thirrje për evakuim, shkoi të shpëtonte kafshët, por fatkeqësisht humbi jetën nga asfiksia.
Lajmet Kryesore