Shanxi prodhon 787 milion ton qymyr të papërpunuar në janar-korrik
2023-08-22 11:07:46
Foto nga VCG
Provinca Shanxi pa prodhimin e saj të qymyrit të papërpunuar të kalojë 787 milionë tonë në shtatë muajt e parë të këtij viti, mes përpjekjeve për të rritur prodhimin për të siguruar furnizimin, thanë autoritetet lokale të hënën, njofton Xinhua.
Sipas zyrës provinciale të statistikave, prodhimi i qymyrit në Shanxi, rajoni më i madh i prodhimit të qymyrit në vend, përbënte rreth 29.5 për qind të totalit të Kinës gjatë periudhës janar-korrik.
Për të siguruar furnizimin me energji të Kinës, Shanxi ka rritur prodhimin e saj të qymyrit, me rreth 2 milion ton qymyr të transportuar në të gjithë vendin çdo ditë. Provinca ka vendosur një objektiv të prodhimit të qymyrit prej afro 1.37 miliardë tonë për vitin 2023.(Fatosi)
Lajmet Kryesore