Foto nga VCG
Ministria e Jashtme kineze i bëri thirrje të hënën qeverisë së re të Guatemalës të bëjë zgjedhjen e duhur mbi parimin e "Një Kine".
, bëri apelin për Duke iu përgjigjur në një konferencë të rregullt për shtypin në Pekin pyetjeve rreth zgjedhjeve presidenciale të sapopërfunduara në këtë vend të Amerikës Qendrore, zëdhënësi i kësaj ministrie Wang Wenbin tha:
"Zgjedhjet janë punë e brendshme e Guatemalës, për të cilat nuk do të komentoj."
Më tej Wang shtoi se "parimi i 'Një Kine' është një normë e njohur gjerësisht e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një konsensus universal i bashkësisë ndërkombëtare". "Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kinën është zgjedhja e duhur në përputhje me prirjen historike të zhvillimit dhe përparimit të kohëve," tha ai.
Zëdhënësi vuri në dukje se guatemalasit nga sfera të ndryshme të jetës kanë shprehur dëshirën që vendi i tyre të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kinën gjatë intervistave të fundit me mediat.
Kjo tregon se zhvillimi i marrëdhënieve me Kinën është në përputhje me interesat themelorë të Guatemalës dhe aspiratat e popullit të saj , shtoi Wang.
"Ne shpresojmë se qeveria e re e Guatemalës do të marrë vendimin e duhur që u shërben interesave themelorë e afatgjatë të vendit dhe popullit të tij," u shpreh zëdhënësi Wang Wenbin.