Scholz dhe aleatët në ”betejë” për dobësimin e së djathtës ekstreme
2023-08-22 12:00:46

Foto nga VCG

Në sfondin e një partie gjithnjë e më popullore të së djathtës ekstreme në Gjermani, koalicioni aktual qeverisës i socialdemokratëve, të gjelbërve dhe një parti pro-biznesi është duke u ndeshur për muaj me radhë se si të zvogëlojë mbështetjen për të djathtën ekstreme, shkruan ATSH.

Raportimi publik i çështjeve brenda koalicionit nuk ka ndihmuar në këtë kauzë dhe kancelari Olaf Scholz u bëri thirrje liderëve të koalicionit të mbajnë heshtje publike.

Ai i bëri komentet e tij në një ditë të hapur qeveritare ku qytetarët e zakonshëm kanë akses tek zyrtarët e lartë të qeverisë dhe mund t’u bëjnë atyre pyetje. Scholz tha se shpresonte që zyrtarët e qeverisë “të mësohen të flasin vetëm kur të jenë arritur marrëveshjet”.

Betejat e brendshme partiake ndoshta nuk janë të papritura. Tre partnerët e koalicionit kanë interesa të ndryshme dhe shumica e mosmarrëveshjeve përqendrohen rreth parave, mbi të cilat Demokratët e Lirë (FDP) të orientuar drejt kapitalizmit kanë shumë kontroll, pasi udhëheqësi i tyre Christian Lindner është ministër i Financave të vendit.

Një nga grindjet e fundit përqendrohet në mbështetjen e qeverisë për fëmijët e varfër.

Lisa Paus, ministre e Familjes dhe anëtare e Partisë së Gjelbër, dëshiron të konsolidojë dhe rrisë pagesat, ndërsa Lindner është kundër.

Ai argumenton se mënyra se si qeveria i mbështet fëmijët dhe familjet e tilla është joefikase dhe në çdo rast vendi nuk mund ta përballojë atë.(Fatosi)