Biden në Havai
2023-08-22 17:17:41

Foto nga VCG

Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden gjenden sot në Maui për t'u takuar me të mbijetuarit dhe për të vlerësuar pasojat e zjarreve që shkrumbuan një pjesë të këtij ishulli të Havait.

Presidenti pa nga afër rrënojat në komunitetet e shkatërruara në qytetin Lahaina, një qytet historik që pothuajse u shkatërrua plotësisht nga flakët. Presidenti dhe zonja e parë u takuan me anëtarët e ekipeve të emergjencave dhe u informuan nga zyrtarët lokalë dhe shtetërorë.