Ukraina përparon në lindje, Kievi: Forcat tona kanë rimarrë nën kontroll disa km tokë
2023-08-22 14:42:28

Foto nga VCG

Forcat ukrainase po zbrapsin sulmet ruse dhe gjatë javës së kaluar kanë marrë nën kontroll disa kilometra katror në lindje të vendit të tyre, njofton RTSH.

Zëvendesministja e mbrojtjes Hana Maljar u shpreh të hënën se trupat e vendit të saj po avanconin në

jug të Bahmutit, i pushtuar nga rusët në muajin maj pas një beteje të përgjakshme.

Ndërkaq në qytetin e Kupianskit situata duket e vështirë pasi Moska po dërgonte trupa shtesë.