foto nga CMG
Ministria kineze e Tregtisë thotë se shërbimet e tregtisë digjitale të Kinës po bëhen më konkurruese në arenën globale.
Ministria u shpreh që në vitet e fundit, përshpejtimi i risive në të dhënat e mëdha, informatikën cloud, internetin e gjërave dhe inteligjencën artificiale ka nxitur shtimin e ritmit të ndryshimit digjital të tregtisë së shërbimeve.
Wang Dongtang nga Ministria kineze e Tregtisë thotë që industria e shërbimeve digjitale e Kinës është rritur shpejt në vitet e fundit.
"OBT-ja parashikon që teknologjitë digjitale do të nxisin rritjen e tregtisë globale me 1.8 deri në 2 pikë përqindjeje në vit deri më 2030. Në vitin 2022, importet dhe eksportet e shërbimeve digjitale të Kinës arritën deri në 2.5 trilion juanë, me një rritje në 7.8 për qind dhe duke zënë vendin e 5-të në botë, duke arritur një rekord të ri të lartë. Në mënyrë të veçantë, eksporti i shërbimeve digjitale të Kinës u shtua 12.2 për qind, duke arritur në 1.4 trilionë juanë, shumë më tepër se rritja 2.6 për qind e importit, çka tregon konkurrueshmërinë në rritje të shërbimeve të tregtisë digjitale të vendit," i shpreh ai.
Në gjysmën e parë të kësaj viti, tregtia e shërbimeve digjitale e Kinës vazhdoi të rritet me shpejtësi prej 12.3 për qind.
Në të ardhmen, Ministria e Tregtisë planifikon të optimizojë mjedisin e tregtisë digjitale të Kinës me politika mbështetëse. (Artan)