Xi nxit ngritjen e marrëdhënieve Kinë-Afrikë e Jugut në një nivel të ri
2023-08-22 21:07:11

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping tha të martën se është i gatshëm të punojë bashkërisht me homologun e tij afrikanojugor Cyril Ramaphosa për ta ngritur partneritetin e gjithanshëm strategjik Kinë-Afrikë e Jugut në një nivel të ri.

Gjatë takimit me presidentin Ramaphosa në Johanesburg, Xi tha gjithashtu se, në pikënisjen e re historike, nxitja e miqësisë, thellimi i bashkëpunimit dhe forcimi i bashkërendimit janë aspiratat e përbashkëta të të dy vendeve dhe detyra e kohës.

Xi mbërriti të hënën në Johanesburg për të bërë një vizitë shtetërore në Afrikën e Jugut, si edhe për të marrë pjesë në Samitin e 15-të të BRICS-it. Ai gjithashtu do të drejtojë Dialogun e Liderëve Kinë-Afrikë bashkë me presidentin Ramaphosa. (Wang Lei/ Artan)