foto nga CMG
Në kuadrin e vizitës shtetërore të presidentit kinez Xi Jinping në Afrikën e Jugut, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) nënshkroi të dielën në Johanesburg marrëveshje bashkëpunimi me disa media afrikane kryesore, si Lidhjen Afrikane të Transmetimeve, Kompaninë e Transmetimeve të Afrikës së Jugut etj.
foto nga CMG
Në fjalimin e tij me shkrim në ceremoninë e nënshkrimit, nënkryetari i Partisë së Kongresit Kombëtar Afrikan dhe njëherësh zv.president i Afrikës së Jugut Paul Mashatile uroi që CMG-ja dhe partnerët mediatikë afrikanë të saj të kenë rezultate frytdhënëse. Ai tha se përpjekjet e CMG-së për thellimin e bashkëpunimit mediatik afrikano-kinez janë inkurajuese dhe shprehu shpresën që kjo forcë mediatike do të nxitë shkëmbimet njerëzore dhe përfitimet e përbashkëta ndërmjet të dy palëve. (Wang Lei/ Artan)
foto nga CMG