Kultura tradicionale kineze në epokën e re lulëzon në Afrikë
2023-08-22 17:51:29

Në rastin e pjesëmarrjes së presidentit Xi Jinping në Samitin e 15-të të BRICS-it dhe vizitës shtetërore të tij në Afrikën e Jugut, të dielën në Johanesburg të Afrikës së Jugut u bë promovimi i versionit në shumë gjuhë të sezonit të dytë të serisë "Veprat klasike të përmendura nga Xi Jinping-u", që do të transmetohet në 62 mediat kryesore në 38 vende të Afrikës.

Kjo seri dokumentarësh, e prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës, përmbledh citate të veprave klasike të përfshira nga presidenti Xi në fjalimet dhe artikujt e tij. Njohja e thellë e kulturës kineze prej presidentit kinez  dhe dashuria e tij për vendin dhe popullin pasqyrohen në tema të ndryshme, të cilat theksojnë vlerat e kulturës kineze në epokën e re në një sfond global.

Seria do t'i paraqesë mençurinë kineze të përfshirë në veprat klasike publikut të vendeve afrikane. Ajo synon gjithashtu të ndihmojë njerëzit të kuptojnë magjinë e kulturës tradicionale kineze, kodin e suksesit të qeverisjes së Kinës në epokën e re dhe origjinën shpirtërore të modernizimit kinez.

Dokumentarët janë përkthyer tashmë në anglishte, rusishte, japonishte, koreanishte, spanjishte e shumë gjuhë të tjera dhe janë parë 4.79 miliardë herë në mbarë botën. (Artan)