SHBA – Një tërmet me magnitudë 5.1 godet Kaliforninë Jugore
2023-08-22 11:09:29

Foto nga VCG

Ndërsa stuhia tropikale Hilary godet Kaliforninë Jugore, një seri tërmetesh e kanë komplikuar më tej situatën në vend, njofton ATSH.

Një tërmet me magnitudë 5.1 në jug të Pyllit Kombëtar Los Padres rreth orës 14:45 të së dielës ka tronditur qytetin duke shkaktuar kaos.

Katër të tjerë pasuan në minutat e ardhshme, duke filluar nga 3.1 në 3.6 në shkallën Rihter. (Fatosi)