ShBA-ja ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë së nënave në vendet e pasura
2023-08-22 12:15:02

Foto nga VCG

Uebsajti "Cronkite" në ShBA njoftoi kohët e fundit se, sipas një studimi të ri, gratë e pakicave etnike në ShBA kanë më shumë gjasa të vdesin gjatë lindjes, çka pasqyron pabarazinë serioze raciale në ShBA.

Sipas artikullit, në 20 vjetët e fundit numri i vdekjeve të nënave në ShBA është dyfishuar dhe vdekshmëria e grave me ngjyrë dhe indigjene vazhdon ta tejkalojë shumë atë të grupeve të tjera. Studimi pati në fokus gjendjen e vdekshmërisë së nënave në shtete të ndryshme amerikane nga viti 1999 deri më 2019 dhe tregon se rreth 1 210 vdekje të nënave ndodhën në vitin 2019, krahasuar me 505 në vitin 1999. Po sipas studimit, shkaqet e tragjedive lidhen me qasjen në kujdesin shëndetësor, por më shumë kanë të bëjnë me racizmin strukturor, politikat dhe çështjet procedurale.

Studimi vëren edhe se ShBA-ja ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë së nënave në vendet e pasura, që vazhdon të rritet.(Çang Çuo)