Holanda do t'i japë Ukrainës 42 avionë luftarakë F-16
2023-08-22 10:53:37

Foto nga VCG

Holanda do t'i japë Ukrainës 42 avionë luftarakë F-16. Lajmi është njoftuar nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pas vizitës së tij në Holandë dhe takimit me Kryeministrin Mark Rutte, njofton RTSH.

“Falënderoj @MinPres Mark Rutte, të gjithë ekipin e tij dhe popullin holandez për vendimin për F-16 për Ukrainën. Luftëtarët tanë do të marrin 42 avionë të mëdhenj luftarakë”, shkroi Zelensky në X, i njohur më parë si Twitter.

Pas vizitës në Holandë, presidenti Zelensky udhëtoi për në Danimarkë ku u takua me kryeministren daneze Mette Frederiksen.

"Sot ne njoftojmë se do t'i ofrojmë Ukrainës 19 avionë F-16, besojmë se avionët luftarakë danezë do të ndihmojnë në mbrojtjen e qiellit tuaj. Qëllimi i kësaj dërgese është të mbrojë Ukrainën. Ne planifikojmë t'i ofrojmë avionët më afër vitit të ri, rreth gjashtë prej tyre, pastaj tetë në vitin e ardhshëm dhe më pas pesë të tjerë”, tha Frederiksen.

F-16 janë avionë reaktivë me një motor, me shumë funksione, që do të thotë se mund të përdoren në misione sulmi ajër-ajër ose tokë.