Xi Jinping-u mbërrin në Afrikën e Jugut, Ramaphosa e pret në aeroport
2023-08-22 10:39:51
Të hënën në mbrëmje, presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në Johanesburg për të marrë pjesë në Samitin e 15-të të BRICS-it dhe për të bërë një vizitë shtetërore në Afrikën e Jugut.
Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, në krye të një grupi funksionarësh të lartë, si ministrja e Jashtme Naledi Pandor etj., kishin dalë për ta pritur presidentin kinez në aeroport. Përfaqësuese të grave afrikanojugore i dhuruan lule Xi Jinping-ut, ndërsa roja e nderit e përshëndeti me të shtëna topi. Banorë të veshur me kostume kombëtare kërcyen për të shprehur mirëseardhjen. (Çang Çuo)
Lajmet Kryesore