Foto nga VCG
Pasi u shpall gjendja e jashtëzakonshme, autoritetet e Kalifornisë Jugore parashikojnë që stuhia "Hilary" ta godasë vendin me një "sasi historike reshjesh", që mund të sjellin katastrofën në shtetin amerikan, njofton RTSH.
Stuhia tropikale vërshoi në fundjavë mbi Meksikën, duke i sjellë vdekjen një personi dhe duke përmbytur gadishullin Baja California.
Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se qeveria ka marrë masa për të garantuar ndihmën e nevojshme nëse do të kërkohet.
"Ju lutemi qytetarëve ta marrin seriozisht këtë stuhi dhe të dëgjojnë zyrtarët e shtetit dhe ata lokalë," njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Në Palm Springs, në lindje të Los-Anxhelesit, meteorologët parashikojnë reshje deri në 15–25 cm pas stuhisë, krahasuar me rreth 12 cm që regjistron qyteti gjatë gjithë vitit.
Mes gjithë paralajmërimeve për stuhinë "Hilary", banorët e Los-Anxhelesit në qytetin Ojai përjetuan të edhe një tërmet me magnitudë 5.1, por pa dëme.