Uragani historik pritet të godasë Kaliforninë Jugore, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
2023-08-21 12:20:20

Foto nga VCG

Uragani Hilary pritet të godasë Kaliforninë Jugore, e konsideruar një stuhi e rrallë tropikale, njofton RTSH.

Banorët po evakuohen, teksa uragani prite të sjellë përmbytje, erëra të forta dhe rrebeshe.

Hilary tani është një stuhi e kategorisë 1 që fryn erëra maksimale prej afro 90 milje në orë, ndërsa shkon drejt San Diegos. Uragani pritet të dobësohet në një stuhi tropikale përpara se të arrijë në SHBA, por ka të ngjarë të ketë ende një goditje të fuqishme në jugperëndim, me përmbytje “katastrofike dhe kërcënuese për jetën”, sipas qendrës së uraganeve.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për një pjesë të madhe të Kalifornisë Jugore për të mbështetur reagimin ndaj uraganit dhe përpjekjet për rimëkëmbjen.

“Përmbytje të shpejta dhe urbane, lokalisht katastrofike, priten, veçanërisht në pjesët veriore të gadishullit”, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve.

Sipas të dhënave nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike, nëse Hilary zbret në Kaliforni si një stuhi tropikale, do të ishte stuhia e parë e tillë në shtet në gati 84 vjet. (Fatosi)