Kina lëshon satelit të ri për vrojtimin e Tokës
2023-08-21 19:16:28

foto nga CGTN

foto nga CGTN

Kina dërgoi në hapësirë një satelit të ri për vrojtimin të Tokës nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Jiuquan-it të hënën.

Sateliti, "Gaofen-12 04", u lëshua me një raketë bartëse "Marshimi i Madh-4 C" më 1:45 të mëngjesit sipas orës së Pekinit dhe hyri në orbitën e paracaktuar.

"Marshimi i Madh-4 C" është një mjet lëshimi me lëndë shtytëse të lëngshme që përbëhet nga tre faza. Ai mund të lëshojë lloje të ndryshme satelitësh me kërkesa të ndryshme orbitale dhe mund të transportojë tre tonë ngarkesë në një orbitë sinkronike me Diellin në një lartësi prej 700 km.

Lëshimi i së hënës shënon fluturimin e 484-t të serisë së raketave "Marshimi i Madh".