
foto nga CFP
Presidenti kinez është nisur për në Johanesburg për të marrë pjesë në Samitin e 15-të të BRICS-it.
Përpara samitit, Xi Jinping-u publikoi një artikull në mediat afrikanojugore me titull "Lundrimi i anijes gjigante të miqësisë dhe bashkëpunimit Kinë - Afrikë e Jugut drejt suksesit më të madh."
Në këtë artikull, ai nxit forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Kinës e Afrikës së Jugut për të arritur sukses më të madh.
Xi thekson se marrëdhëniet Kinë-Afrikë e Jugut gjenden në një pikënisje të re historike dhe se bashkëpunimi i fortë e prodhimtar kino-afrikan do t'i japë një impuls të ri zhvillimit global dhe do t'i sjellë qëndrueshmëri më të madhe botës.
Ai shton se Kina dhe Afrika e Jugut, si anëtare të Jugut Global, duhet të punojnë së bashku për forcimin e zërit dhe të ndikimit të vendeve në zhvillim në çështjet ndërkombëtare, për të nxitur përshpejtimin e reformës së institucioneve financiare ndërkombëtare dhe për të kundërshtuar sanksionet e njëanshme.
Samiti i 15-të i BRICS-it nis të martën dhe shënon takimin e parë ballë për ballë të krerëve të këtij blloku në katër vjet.
Presidenti kinez do të bëjë gjithashtu një vizitë shtetërore në Afrikën e Jugut me ftesën e homologut të tij Cyril Ramaphosa. (Artan)
