
Foto nga VCG
Greqia nuk gjen paqe nga zjarret, teksa flakët kanë përfshirë qytetin e Alexandroupolit, njofton RTSH. Sipas përfaqësuesit të zjarrfikësve, Yiannis Artopioos shuarja e zjarrit nuk do të jetë e lehtë, për shkak të erës së fortë.
“Era është armiku i madh i zjarrfikësve”, tha i. Në të njëjtën kohë, në vendbanimin Apalos po krijohen zona të mbrojtjes nga zjarri, me qëllim që të parandalohet që zjarri të shkojë në aeroportin e Aleksandoupolis.
“Ky nuk është një zjarr i zakonshëm. Erërat kanë qenë të forta edhe në orët e mbrëmjes dhe do të vazhdojnë edhe në orët në vijim”, shtoi përfaqësuesi i zjarrfikësve.
Në Aleksandropolis janë 176 zjarrfikës me 10 divizione këmbësore, ndërsa 11 avionë dhe 5 helikopterë po hedhin ujë nga ajri.(Fatosi)
