Kapaciteti i instaluar i energjisë së rinovueshme të Kinës u rrit në janar-korrik
2023-08-21 14:50:52

Foto nga VCG

Kina pa një rritje të qëndrueshme në kapacitetin e sapo instaluar të energjisë së pastër në shtatë muajt e parë të 2023, bën të ditur Xinhua.

Kapaciteti i sapo instaluar i energjisë diellore u zgjerua 42,9 përqind nga viti në vit në 490 milion kilovat, ndërsa ai i energjisë së erës ishte rreth 390 milion kilovat, që përfaqëson një rritje vjetore prej 14,3 përqind, treguan të dhënat nga Administrata Kombëtare e Energjisë (AKM).

Kapaciteti i instaluar i prodhimit të energjisë në vend arriti në rreth 2.74 miliardë kilovat, duke u rritur 11.5 përqind nga viti në vit, tha AKM. Kina ka rritur investimet e saj në energjinë e rinovueshme gjatë viteve si pjesë e ndjekjes së saj për zhvillimin e gjelbër.

Në shtatë muajt e parë, investimet totale të kompanive të mëdha të energjisë në Kinë në energjinë diellore u rritën 108.7 për qind nga viti në vit në 161.2 miliardë juanë (22.39 miliardë dollarë amerikanë), treguan të dhënat.(Fatosi)