Stuhia “Hilary” godet bregdetin e Meksikës
2023-08-21 16:12:54

Foto nga VCG

Stuhia tropikale “Hilary” u zhvendos drejt bregdetit meksikan Baja dhe goditi aty të dielën. Stuhia nuk kishte më forcën e një uragani, por meteorologët vazhdojnë ta konsiderojnë me rrezik për jetën dhe pritet të shkaktojë përmbytje në mbarë rajonin perëndimor të Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa stuhia “Hilary” ndodhej rreth 350 kilometra në jugperëndim të San Diegos, Qendra Kombëtare e Uraganëve njoftoi se kishte arritur një shpejtësi maksimale erërash prej 110 kilometrash në orë pranë bregdetit në Oqeanin Paqësor.

Qytetet meksikane Ensenada dhe Tijuan patën mbyllur paraprakisht të gjitha plazhet dhe kishin çelur disa vendstrehime në komplekset sportive dhe zyrat qeveritare.