CMG-ja publikon "Veprat klasike të cituara nga Xi Jinping-u" (sezoni 2) në Afrikë
2023-08-21 11:53:04

Foto nga CMG

Sezoni i dytë i serisë së videove "Veprat klasike të cituara nga Xi Jinping-u", nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), u publikua të dielën në Afrikë. Kjo seri videosh, e cila u promovua të dielën në hotel "Leonardo" në Johanesburg të Afrikës së Jugut, përmbledh citimet prej presidentit Xi Jinping të veprave të lashta klasike kineze në fjalimet, artikujt dhe komentet e tij.

Në këtë veprimtari, e cila mblodhi së bashku personalitete të shquara të medias dhe studiues nga Kina e Afrika, ishin të pranishëm presidenti i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong, kryezyrtari ekzekutiv i Bashkimit Afrikan të Radiopërhapjes (AUB) Grégoire Ndjaka dhe kryezyrtari operacional i Korporatës së Radiopërhapjes të Afrikës Jugore (SABC) Ian Plaatjes.

Ishin të pranishëm gjithashtu dr. Nkosazana Clarice Dlamini-Zuma, ministre në presidencën e Afrikës së Jugut përgjegjëse për gratë, të rinjtë dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, dhe Chen Xiaodong, ambasadori kinez në Afrikën e Jugut.

Në fjalën e tij, Shen vuri në dukje se përmbajtja e videove rezonon me miliarda veta në mbarë botën, të cilët kanë pasur një mundësi ta shohin atë në gjuhët e tyre.

Foto nga CMG

Publikimi i videove bëhen një dekadë pasi presidenti Xi, në një fjalim historik të mbajtur në Tanzani, propozoi parimet e sinqeritetit, rezultateve konkrete, miqësisë dhe vullnetit të mirë në nxitjen e marrëdhënieve të Kinës me Afrikën.

Shen tha se seria e videove ofron një mënyrë të re për Afrikën për të kuptuar mendimet e presidentit Xi mbi qeverisjen kombëtare dhe krijon gjithashtu mundësi për ta njohur më shumë Kinën.

Nga ana e tij, Ndjaka vlerësoi CMG-në për bashkëpunimin me transmetuesit afrikanë në rrëfimin e historisë afrikane e të zërit afrikan dhe në paraqitjen e kulturës kineze në Afrikë.

Duke u shprehur që CMG-ja e ka kuptuar se sa e rëndësishme është për afrikanët trajtimi i çështjeve që i shqetësojnë ata, Ndjaka shtoi: "Duke e ditur se sa e pasur është kultura juaj, kemi besimin që ky film do të mirëpritet nga publiku afrikan.”