Kina do të zhvillojë Ekspozitën e Zinxhirit të Furnizimit
2023-08-21 18:49:46

foto nga CFP

foto nga CMG

Kina po përgatitet për të organizuar edicionin e parë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Zinxhirit të Furnizimit.

Teksa mbeten më pak se 100 ditë nga hapja e kësaj veprimtarie që do të zhvillohet në Pekin, mbi 300 ndërmarrje nga më tepër se 50 shtete dhe rajone kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, me firmat amerikane që përbëjnë një nga grupet më të mëdha.

Ndërmjet pjesëmarrësve globalë të kësaj ngjarje, kompania amerikane  e prodhimit të automjeteve "Tesla" ka në plan të paraqesë "shpejtësinë e 'Tesla'-s" në këtë ekspozitë, duke montuar një makinë nga fillimi në më pak se 40 sekonda.

Sipas kësaj kompanie, firmat kineze furnizojnë 95 për qind të përbërësve për gigafabrikën e  "Tesla"-s në Shangai.

foto nga CFP

foto nga CFP

foto nga CFP

foto nga CFP