"Forca e BRICS-it" fokusohet te zhvillimi i përbashkët
2023-08-21 19:19:44

Samiti i 15-të i BRICS-it do të zhvillohet nga 22 deri më 24 gusht në Johanesburg të Afrikës së Jugut. Ky do të jetë takimi i parë me prani fizike i liderëve të vendeve të BRICS-it pas epidemisë së COVID-19. Afrika e Jugut, vend kryetar i radhës, ka ftuar edhe dhjetëra liderë të vendeve afrikane për të marrë pjesë në këtë samit. Në kohën kur bota gjendet përpara shumë sfidave, ky samit i BRICS-it do të lëshojë zërin e fortë për mbrojtjen e multilateralizmit dhe do të fokusohet te zhvillimi i përbashkët.

BRICS-i, që përbëhet nga pesë ekonomi të reja të mëdha, si Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, zë  25 për qind  të vëllimit të përgjithshëm të ekonomisë globale e 18 për qind të vëllimit të tregtisë botërore dhe ka kontribuuar për 50 për qind të rritjes së ekonomisë botërore. Mekanizmi i BRICS-it është bërë një forcë e rëndësishme e nxitjes së qeverisjes globale dhe ka ushtruar ndikime gjithnjë e më të mëdha në botë. (Wang Lei/ Artan)