Putin takohet me komandantët e lartë në Rostov-on-Don
2023-08-21 10:12:39

Foto nga VCG
Presidenti rus, Vladimir Putin është takuar me oficerë të lartë ushtarakë në Rostov-on-Don, në Rusinë jugore, për herë të parë që kur qyteti u bë qendra e tentativës për kryengritje nga forcat mercenare “Wagner”, njofton ATSH.
“Putin takoi shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov dhe komandantë të tjerë të lartë ushtarakë, në selinë ushtarake të Qarkut Ushtarak Jugor”, tha Kremlini.
Putin thuhet se u informua edhe nga komandantë dhe oficerë të tjerë të lartë.
Rostov-on-Don fitoi famë ndërkombëtare pasi udhëheqësi i grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin e pushtoi atë për disa orë, në fund të qershorit në kryengritjen e tij jetëshkurtër kundër Moskës.(Fatosi)
Lajmet Kryesore
