Dështon misioni rus në Hënë, anija kozmike përplaset me sipërfaqen e satelitit
2023-08-21 15:50:21

Foto nga VCG

Dështon misioni rus në Hënë, anija kozmike përplaset me sipërfaqen e satelitit

Anija kozmike ruse Luna-25 është përplasur me sipërfaqen e Hënës pasi doli jashtë kontrollit, njofton RTSH.  Sipas llogaritjeve paraprake, agjencia ruse e hapësirës Roscosmos thotë se Luna-25 "kaloi në një orbitë jashtë projektimit" përpara përplasjes. Një komision ndërinstitucional i formuar posaçërisht do të hetojë arsyet e humbjes së Luna-25.

Lajmi vjen një ditë pasi anija kozmike raportoi një "situatë emergjente" teksa po përpiqej të hynte në orbitë para uljes.

“Gjatë operacionit, në bordin e stacionit automatik ndodhi një situatë emergjente, e cila nuk lejoi që manovra të kryhej me parametrat e specifikuar”, tha agjensia Roscosmos.

Misioni tokësor i Rusisë, Luna 25 shënoi përpjekjen e parë të vendit për të ulur një anije kozmike në Hënë që nga epoka sovjetike.  Anija kozmike Luna-25 u nis nga Kozmodromi Vostochny në Amur Oblast të Rusisë më 10 gusht.(Fatosi)