Kina rrit përpjekjet për lehtësimin e përmbytjeve, duke minimizuar ndikimin në bujqësi
2023-08-21 10:09:37

Foto nga VCG

Kina po merr masa të shumëanshme të ndihmës ndaj fatkeqësive për të minimizuar ndikimin e përmbytjeve në prodhimin bujqësor në zonat e prekura dhe për të përshpejtuar rivendosjen e jetës dhe prodhimit normal, bën të ditur Xinhua.

Përmbytjet e shkaktuara nga tajfunet kanë përfshirë zona të mëdha të Kinës këtë verë, duke rezultuar në dëme të konsiderueshme në kulturat jetike, përfshirë orizin. Duke qenë se kjo është një periudhë vendimtare për rendimentin e drithërave të vjeshtës, janë theksuar përpjekjet për të shpëtuar fushat e përmbytura dhe për të siguruar një korrje të shpejtë këtë vit.

Për të udhëzuar fermerët në zonat e prekura, për të shpëtuar të korrat e tyre dhe për të zvogëluar humbjet e tyre grupe punonjësish të teknologjisë shkencore u dërguan nga qeveritë lokale dhe institucionet shkencore provinciale për të ofruar mbështetje në terren. Qeveritë vendore kanë dërguar gjithashtu forca pune shtesë, makineri bujqësore dhe pajisje kullimi për të ndihmuar përpjekjet për kullimin e ujit në zonat me rritje të bimëve. Ata kanë kërkuar intensifikimin e menaxhimit të fushave për të siguruar prodhim adekuat të grurit.

Përballë rrethanave sfiduese, autoritetet kineze kanë bërë përpjekje të gjithanshme për të siguruar prodhimin bujqësor. Ndërsa rrit monitorimin dhe parandalimin e përmbytjeve, vendi ka dërguar gjithashtu grupe ekipesh pune në provincat e mëdha të goditura nga fatkeqësitë për të dhënë udhëzime. Autoritetet kineze paracaktuan 1 miliard juanë të tjerë (rreth 139 milionë dollarë amerikanë) të shtunën, si pjesë e mbështetjes së qeverisë qendrore për lehtësimin e fatkeqësive.

Qeveria qendrore ka ndarë më shumë se 9.68 miliardë juanë në fonde të ndryshme për parandalimin e përmbytjeve dhe ndihma për zonat e goditura nga fatkeqësitë që nga fillimi i sezonit të përmbytjeve të këtij viti. Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rural gjithashtu theksoi rëndësinë e përpjekjeve për fillimin e menjëhershëm të masave të kullimit të perimeve të përmbytura dhe përpjekjet për zbatimin e masave të synuara që mbështesin mbjelljet vjeshtore.

Sektori financiar ka mbështetur gjithashtu punën për lehtësimin e përmbytjeve. Administrata Kombëtare e Rregullores Financiare (NAFR) tha më herët se transporti, telekomunikacioni, furnizimi me gaz dhe energji elektrike, ruajtjen e ujit dhe projektet e parandalimit të mbytjeve do të gëzojnë më shumë mbështetje kredie.

Sipas NAFR, vlera totale e pagesave dhe parapagimeve të bëra nga kompanitë e sigurimeve në 16 rajonet e prekura të Kinës ishte 2.54 miliardë juanë që nga 15 gushti.(Fatosi)