Kanadaja digjet nga zjarret, evakuohen mijëra njerëz
2023-08-21 15:07:11

Foto nga VCG

Mbi 15 mijë shtëpi janë urdhëruar që të evakuohen nga British Columbia në Kanada për shkak të zjarreve të furishme që kanë përfshirë këtë zonë, shkruan Panorama.al.  Zyrtarët kanadezë kanë njoftuar se një numër i madh i ndërtesave në Kelowna, qytet me 36 mijë banorë, janë djegur.

Në këtë qytet janë evakuuar 2 mijë e 400 shtëpi. Gjendje emergjente është shpallur në te gjithe provincën kanadeze, në të cilën janë qindra vatra zjarri. Një zjarr i madh gjithashtu i është afruar qytetit të Yelloknife të shtunën.  Autoritetet kanë thënë se deri të shtunën 19 mijë banorë të Kelownas janë evakuuar.

Autoritetet kanadeze kanë paralajmëruar se autostradat dhe aeroporti mund të jenë në rrezik nga këto zjarre të furishme.(Fatosi)