CMG-ja: Qëllimi i ShBA-së për “NATO-n e Azi-Paqësorit” do të dështojë
2023-08-21 15:19:49

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të shtunën u mbyll samiti i parë ShBA-Japoni-Kore e Jugut në "Camp David" të ShBA-së. Nga lajmi i publikuar në uebsajtin e Shtëpisë së Bardhë, mund të shohim që liderët e tre vendeve në konferencën e shtypit kanë përmendur 17 herë “Kinën”. Në tre deklaratat e publikuara në këtë samit, trumbetohen çështjet e Tajvanit dhe Detit të Kinës Jugore dhe theksohen “shqetësimet e sigurisë”, duke i nxitur palët të përballojnë “kërcënimet” dhe duke ndërhyrë në mënyrë të hapur në punët e brendshme të Kinës. Tani, njerëzit mund të kuptojnë synimin e vërtetë të këtij samiti, thuhet në një samit të CMG-së.

 

"Camp David" është një vend i rëndësishëm i diplomacisë amerikane. Duke e zhvilluar samitin aty, ShBA-ja synonte të tërhiqte Japoninë e Korenë e Jugut për të formuar një NATO të vogël, me qëllim të nxitë të ashtuquajturën “Strategji e Indo-Paqësorit”.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në dokumentin e publikuar pas samitit, sipas njoftimit nga uebsajti i Shtëpisë së Bardhë, janë përfshirë formimi i sistemit të konsultimeve, shtimi i bashkëpunimit të sigurisë, thellimi i bashkëpunimit ekonomik e teknologjik dhe zgjerimi i bashkëpunimit global në shëndetësi dhe çështjet civile. Aty janë përfshirë ide të shumta, por mungon rruga ose programi i hollësishëm i vënies në jetë të tyre. Disa analistë vënë në dukje që, qysh nga viti i ardhshëm, ShBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut do të zhvillojnë zgjedhje dhe samiti ngjan më shumë si një shfaqje politike e ky dokument pas samitit duket më së tepërmi si një deklaratë simbolike në përputhje me zgjedhjet politike.

 

Japonia dhe Koreja e Jugut janë aleatet e ShBA-së, por ato në fakt kanë planet e veta dhe tre palët kanë divergjenca të pazgjidhshme.

 

Para samitit në "Camp David", ShBA-ja dhe Japonia kanë pasur mosmarrëveshje mbi disa pika të përfshira në “Kornizën Ekonomike të Indo-Paqësorit” dhe zyrtarët japonezë madje kërcënuan se do të largoheshin prej saj. Qeveria e tanishme koreanojugore ka sakrifikuar dinjitetin kombëtar dhe ndjenjat kombëtare për përmirësimin e marrëdhënieve me Japoninë, por mes dy vendeve ekzistojnë kundërshti serioze. Ka gjithashtu çarje edhe ndërmjet ShBA-s e Koresë së Jugut. Pas miratimit të Projektligjit të Mikroçipave e Shkencës dhe Projektligjit të Uljes së Inflacionit të ShBA-së, sektori i gjysmëpërçuesve dhe i makinave me energji të reja i Koresë së Jugut kanë pësuar ndikime të rënda.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qëllimi i ShBA-së për një NATO të vogël në Azi-Paqësor me siguri do të dështojë, sepse kjo është kundër kërkesave bazë të popujve në këtë rajon për paqe dhe zhvillim, thuhet në komentin e CMG-së, duke vijuar se çdo grup të vogël që synon ndarje dhe përçarje, popujt në vendet e rajonet që e duan paqen, do ta bojkotojnë në mënyrë të vendosur.