Familjet më të pasura të Amerikës janë "superlëshuese" të gazit serrë
2023-08-21 12:01:05

Foto nga VCG

Sipas një raporti të publikuar më 17 gusht në ubsajtin e gazetës "The Washington Post" , një studim i botuar më 17 gusht nga revista "PLOS Climate" tregon se 10 % e familjeve më të pasura në ShBA lëshojnë 40 % të gazit serrë të këtij vendi.

Duke iu referuar studimeve përkatëse, CNN-i njoftoi se njerëzit më të pasur në Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu ndër ndotësit më të mëdhenj në botë, jo vetëm sepse ata zotërojnë shtëpi të mëdha dhe avionë privatë, por edhe për shkak të karburanteve fosile të prodhuara nga kompanitë e tyre.

Studiuesit analizuan një grup masiv të dhënash që përfshin 30 vjetët e fundit, të cilat tregojnë se 10 për qind e familjeve më të pasura amerikane, atyre që fitojnë më shumë se 178 000 dollarë në vit, janë përgjegjëse për 40 për qind të lëshimeve të gazrave serrë të shkaktuara nga njeriu në Amerikë. Një për qind e familjeve më të pasura (me të ardhura mbi 550 000 dollarë) janë përgjegjëse për 15 për qind deri në 17 përqind të kësaj ndotjeje.