Modernizimi i stilit kinez nxit rilindjen e madhe të kombit kinez
2023-08-21 15:17:48

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Modernizimi i stilit kinez është modernizim me zhvillim paqësor. Përballë ndryshimeve të mëdha të situatës botërore si kurrë më parë gjatë 100 vjetëve të fundit, qysh prej këtij viti, presidenti i Kinës Xi Jinping po zhvillon diplomacinë e kryetarit të shtetit me një përgjegjësi dhe vizion global, me synimin për të drejtuar zhvillimin e komunitetit ndërkombëtar në një rrugë të përbashkët globale.

Më 28 korrik u hap në Chengdu Universiada e 31-të Botërore e FISU-t. Kjo është veprimtaria e parë e madhe sportive ndërkombëtare që zhvillohet në Kinë në mënyrë të hapur pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19. Ajo ishte jo vetëm një ngjarje sportive rinore, por edhe një skenë për diplomacinë kineze. Në Chengdu, kryetari Xi shtroi banketin e mirëseardhjes dhe pati takime me shumë liderë shtetërorë të vendeve pjesëmarrëse. Një sërë aktivitetesh diplomatike nga kreu i shtetit lëshuan sinjalin e qartë për grumbullimin e energjive pozitive në komunitetin ndërkombëtar nëpërmjet aktiviteteve sportive. Kjo ka treguar qëndrimin e Kinës për komunitetin e fateve të përbashkëta të njerëzimit me rastin e universiadës botërore.

 

Qysh prej këtij viti, Kina ka shpejtuar hapat e lidhjeve diplomatike. Diplomacia e kreut të shtetit ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e botës.

 

Më 20 mars, Xi Jinping-u mbërriti në Moskë, duke filluar vizitën e parë pasi u zgjodh sërish kryetari i shtetit i Kinës. Mbi 10 ditë më pas, ai zhvilloi ceremoninë e pritjes në Pekin për të mirëpritur presidentin francez, Emmanuel Macron.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për sa u përket marrëdhënieve më të rëndësishme dypalëshe në botë, ndërmjet Kinës e ShBA-së, pyetja nëse ato mund të kthehen në binarët e duhur, ka tërhequr mjaft vëmendjen e botës.

 

Më 19 qershor, kryetari Xi u takua me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken në Pekin, ku shtjelloi qëndrimin e tij parimor dhe paraqiti mendimet strategjike dhe udhëzuese. Ai shprehu shpresën se pala amerikane do të mbajë një qëndrim racional e pragmatik, do të ecë në të njëjtin drejtim me Kinën dhe do të bëjë përpjekje të përbashkëta për të stabilizuar dhe përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve.

 

Një muaj më pas, kur u takua me ish-sekretarin amerikan të Shtetit Henri Kisinger, Xi vuri në dukje se Kina dhe ShBA-ja janë përsëri në një udhëkryq dhe se të dy palët duhet të bëjnë një zgjedhje të re. Duke shikuar drejt së ardhmes, Kina e ShBA-ja mund të arrijnë plotësisht sukses e lulëzim të përbashkët dhe çelësi për këtë është të zbatojnë tre parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta. Në këtë bazë, pala kineze është e gatshme të diskutojë me palën amerikane mënyrën e duhur që të dy vendet të shkojnë mirë dhe të nxisin përparimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-ShBA.

 

Arabia Saudite dhe Irani kanë pasur mosmarrëveshje për një kohë të gjatë dhe i kishin ndërprerë marrëdhëniet diplomatike për shtatë vjet. Në fund të vitit të kaluar, kryetari Xi vizitoi Arabinë Saudite dhe në deklaratën e përbashkët të publikuar nga të dy palët thuhet se zgjidhja paqësore politike e çështjeve rajonale duhet të arrihet nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve. Në shkurt të këtij viti, presidenti iranian Ebrahim Raisi vizitoi Kinën. Xi tha se Kina është e gatshme të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv për nxitjen e paqes dhe të qëndrueshmërisë rajonale.

 

Me ndërmjetësimin aktiv të Kinës, në mars 2023 Arabia Saudite dhe Irani ranë dakord në Pekin që të rivendosin lidhjet diplomatike dypalëshe.

 

Lidhur me krizën e Ukrainës, kreu i shtetit kinez ka pasur komunikim të thellë me liderët e Rusisë e të Ukrainës, duke bërë përpjekje aktive për paqe. Kina ka publikuar dokumentin e qëndrimit për zgjidhjen politike të krizës ukrainase dhe ka çuar të dërguarin e posaçëm në vendet përkatëse, çka është vlerësuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar.

 

Nga dialogu mes Arabisë Saudite dhe Iranit, deri në rolin konstruktiv për zgjidhjen e krizës së Ukrainës, Nisma e Sigurisë Gloibale, e paraqitur nga kryetari Xi, është bërë një produkt publik që mirëpritet gjerësisht në botë. Bashkë me nismat e zhvillimit dhe të qytetërimit global, ajo ka treguar mendimet dhe kontributet e reja të Kinës për përmirësimin e qeverisjes globale, çka ka ngritur më tej ndikimin e Kinës në arenën ndërkombëtare.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në samitin Kinë-Azi Qendrore, kryetari Xi për herë të parë para komunitetit ndërkombëtar shtjelloi në mënyrë të plotë, të përqendruar dhe sistematike politikat diplomatike të Kinës lidhur me Azinë Qendrore.

 

Liderët shtetërorë të vendeve pjesëmarrëse ranë dakord që të ndërtojnë bashkërisht një komunitet më të ngushtë me fate të përbashkëta Kinë-Azi Qendrore. Gjatë samitit, kryetari Xi nënshkroi Deklaratën e Xian-it me liderët e pesë vendeve të Azisë Qendrore.

 

Mbi një muaj më pas, me anë të videolidhjes, ai mori pjesë në mbledhjen e 23-të të liderëve shtetërorë të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, duke mbajtur një fjalim, ku theksoi që të promovohet “fryma e Shangait” dhe të ndërtohet komuniteti me fate të përbashkëta i kësaj organizate.

 

Sivjet është 10-vjetori i paraqitjes së konceptit të “komunitetit me fate përbashkëta të njerëzimit” dhe nismës “Një brez, një rrugë”. Në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, kryetari Xi ka dërguar një ftesë nga Pekini, duke thënë:

 

“Kina do të zhvillojë Samitin e 3-të të Bashkëpunimit Ndërkombëtar ‘Një brez, një rrugë’. Kina mirëpret palët të marrin pjesë dhe ta ndërtojnë më të gjerë dhe më të gjatë këtë rrugë lumturie, duke e kthyer në një platformë që sjellë përfitime për tërë botën.”

(Jiang Lei)