Presidenti kinez niset nga Pekini për në Johanesburg për të marrë pjesë në Samitin e BRICS-it
2023-08-21 17:59:41
foto nga CFP
Me ftesën e presidentit të Republikës së Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, presidenti i Kinës Xi Jinping u nis nga Pekini të hënën paradite me avion të posaçëm për në Johanesburg, për të marrë pjesë në Samitin e 15-të të BRICS-it dhe për të zhvilluar një vizitë shtetërore në Afrikën e Jugut.
Xi do të drejtojë gjithashtu së bashku me homologun Ramaphosa Dialogun e Liderëve Kinë-Afrikë.
Gjatë kësaj vizite kreu i shtetit i Kinës shoqërohet nga drejtori i Zyrës së Përgjithshme të Komitetit Qendror të PKK-së Cai Qi dhe nga ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi. (Wang Lei/ Artan)
Lajmet Kryesore