Foto nga VCG
Provinca Jiangsu e Kinës Lindore ka regjistruar tregtimin e mbi 1 milion certifikatave të energjisë elektrike të gjelbër, sipas Jiangsu Power Exchange Center Co., Ltd, njofton Xinhua.
Provinca është një nga rajonet e para në Kinë që miratoi tregtimin e certifikatave të energjisë elektrike të gjelbër. Prodhuesit e energjisë elektrike të rinovueshme mund të marrin një certifikatë të lëshuar nga qeveria e cila përfaqëson 1000 kilovat-orë energji të rinovueshme dhe ta shesin certifikatën për përfitime ekonomike dhe mjedisore.
Tregtimi mund të ndihmojë lojtarët e tregut të përqafojnë konsumin e energjisë së gjelbër dhe të reduktojnë emetimet e karbonit, tha Wei Xu, menaxher i përgjithshëm i Jiangsu Power Exchange Center Co., Ltd., duke shtuar se vëllimi i tregtimit të provincës vjen kryesisht nga kompani të orientuara nga eksporti dhe të investuara nga jashtë.
Disa ndërmarrje shumëkombëshe janë zotuar të mbështesin përdorimin e energjisë elektrike 100 për qind të rinovueshme dhe disa vende kanë vendosur kërkesa të qarta për konsumin e energjisë së gjelbër për importe dhe eksporte, shtoi Wei.
"Çertifikatat shërbejnë si provë e angazhimeve të tilla me karbon të ulët dhe luajnë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e tregtisë miqësore me mjedisin në mbarë botën," tha Wei.(Fatosi)