Foto nga VCG
Rajoni Autonom Xinjiang Ujgur i Kinës veriperëndimore pati një rritje vjetore prej 59.3 për qind në tregtinë e jashtme në shtatë muajt e parë të vitit, bënë të ditur autoritetet doganore vendase.
Vëllimi total i importeve dhe eksporteve të rajonit në periudhën janar-korrik arriti në 183.16 miliardë juanë (rreth 25.4 miliardë dollarë amerikanë), sipas Doganës Urumqi, citon “Xinhua”.
Në veçanti, tregtia e saj me vendet e nismës “Një brez, një rrugë” u rrit me 61.4 për qind në 169.1 miliardë juanë gjatë kësaj periudhe.
Rajoni ka pasur konkurrencë në rritje në eksportin e produkteve me vlerë të lartë të shtuar, duke përfshirë automjetet elektrike dhe qelizat diellore, të cilat u rritën përkatësisht me 3.26 herë dhe 36.9 herë, midis janarit dhe korrikut. (Elona)