Ekspozita tregtare e mallrave hapet në Xinjiang me fokus në promovimin e tregtisë
2023-08-20 10:20:09

Foto nga VCG

Ekspozita e Mallrave dhe Tregtisë së Euroazisë 2023 u hap të enjten në Urumqi, kryeqendra e Rajonit Autonom të Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore, me fokus në promovimin e tregtisë, shkruan “Xinhua”.

“Promovimi i shpirtit të Rrugës së Mëndafshit, forcimi i bashkëpunimit euroaziatik” është tema e ekspozitës së këtij viti, e cila mbulon një sipërfaqe prej 70.000 metrash katrorë.

Shtatë organizata ndërkombëtare po marrin pjesë në ekspozitë, e cila ka tërhequr mbi 1300 biznese nga 40 vende dhe rajone, duke përfshirë 25 nga 500 kompanitë më të mira në botë, sipas organizatorëve të eventit.

Gjatë veprimtarisë pesëditore do të zhvillohen gjithsej 33 aktivitete promovuese të tregtisë dhe investimeve. Në kuadër të ekspozitës do të ketë edhe forume me tema si bashkëpunimi ekonomik rajonal.

Ekspozita është mbajtur tre herë që nga viti 2015, me pjesëmarrjen e mbi 3700 bizneseve nga 47 vende dhe rajone. (Elona)