Foto nga VCG
Baza globale e prodhimit të ndriçimit LED të “Signify”, një kompani holandeze shumëkombëshe ndriçimi, hyri në funksion në qytetin Ruichang, në provincën Jiangxi të Kinës lindore, shkruan “Xinhua”.
Me një investim prej 2.8 miliardë juanë (rreth 388 milionë dollarë amerikanë), fabrika mbulon një sipërfaqe prej 200.000 metrash katrorë dhe ka rreth 192 linja prodhimi.
Sipas kompanisë, duke përdorur teknologjinë e përparuar të prodhimit dhe një sistem inteligjent të menaxhimit të logjistikës, shkalla e automatizimit të linjave të prodhimit mund të arrijë në 70 për qind.
Pasi linjat e prodhimit të hyjnë në punë në fund të vitit 2023, 80 për qind e prodhimit do të eksportohet në tregun ndërkombëtar. Pas arritjes së kapacitetit dhe standardit të prodhimit në vitin 2025, vlera vjetore e prodhimit të bazës pritet të kalojë 5 miliardë juanë.
Eric Rondolat, drejtori ekzekutiv i “Signify”, tha se kompania ka qenë në tregun kinez për shumë vite. Zgjerimi i tregut kinez është një pjesë jetike e strategjisë globale të biznesit të “Signify”. Në të ardhmen, kompania do të vazhdojë të rrisë investimet në Kinë për sa i përket kapacitetit prodhues, kërkimit dhe zhvillimit dhe talentit.
Në vitin 2018, “Philips Lighting”, një kompani holandeze shumëkombëshe ndriçimi, ndryshoi zyrtarisht emrin e saj në “Signify”. Tani ajo ka nëntë fabrika prodhuese dhe qendrën e dytë më të madhe të kërkimit dhe zhvillimit në botë në Kinë. (Elona)