Mutacioni i ri i Covid-19, britanikëve u bëhet apel për mbajtjen e maskave
2023-08-20 12:23:05

Foto nga VCG

Qytetarëve në Britaninë e Madhe u është bërë thirrje të vendosin sërish maskat për t'u mbrojtur nga një mutacion i ri i Covid-19, që po i shqetëson shkencëtarët.

Virusi i ri “Eris” është një nga variantet e “Omicron” dhe deri tani mendohet se ka infektuar rreth 800 mijë persona në Britani, përcjell “RTSH”.

Numri i personave të diagnostikuar me virusin e ri u rrit nga rreth 3.3 në 7.2 për 100 mijë raste në më pak se një muaj.

Ndër pesë simptomat e shfaqjes së këtij koronavirusi janë acarimi i fytit, pezmatimi i hundëve, lodhja trupore, teshtimat dhe dhembja e kokës.

Trisha Greenhalgh, një nga ekspertet kryesore të kujdesit shëndetësor në Universitetin e Oksfordit, ka bërë thirrje që qytetarëve të mbajnë përsëri maskat.

Prof. Christina Pagel nga Kolegji Universitar i Londrës gjithashtu paralajmëron një valë të madhe të mundshme prej virusit të ri.

Sipas saj, virusi i ri ka pësuar shumë mutacione të reja që e bëjnë të ndryshëm nga llojet e mëparshme Omicron. (Elona)